Gjykata Themelore e Prizrenit, e ka shpallur fajtor të akuzuarit me iniciale V.L. nga Prizreni, për shkak se ka kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik dhe e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë), dënim që, me kërkesën e tij, iu zëvendësua me gjobë në shumën prej 1.500 euro.
Ai më 06.06.2017 rrethe orës 11:40 minuta në fshatin Zaplluzh – Komuna e Dragashit, nga pakujdesia rrezikon trafikun publik. I njëjti duke drejtuar automjetin transportues “Daimler Crusler” të Sh.P.K, “Kajmak – Algida” godet këmbësoren – viktimën A.A me një fëmijë 5 vjeçar.
I pandehuri me bashkudhëtarin e tij pas goditjes së viktimës largohen pa u ndalur.
Viktima dërgohet nga prindi në ambulancën e fshatit pa shenja jete dhe atje konfirmohet vdekja e tij.