AUV lejon hapjen e tregjeve të kafshëve 

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 15:54 | Nga

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka shfuqizuar vendimin për mbylljen e tregjeve të kafshëve në të gjitha Komunat e Kosovës, i cili është marrë si masë preventive për parandalimin e përhapjes së sëmundjes gungore të lëkurës te kafshët e llojit të gjedhit.

Siç thuhet në njoftimin e AYV-së, tani pas vaksinimit masiv të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit  dhe kalimit të afatit kohor për tu fituar imuniteti i plotë tek kafshët ndaj sëmundjes. AUV do të lejoj funksionimi e tregjeve dhe lejimin e lëvizjes se kafshëve.

“Pasi është bërë monitorimin i kryerjes se vaksinimit, dhe vlerësimi i situatës së zhvillimit të kësaj sëmundje. Bazuar në të dhënat nga tereni, sipas statistikave të rasteve të raportuara ka rënë numri i rasteve të  ngordhjes se kafshëve ne minimum dhe vaksina ka dhënë efektin e vet”, thuhet në njoftim.

Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve e AUV-së ka rekomanduar  që mund të lejohet  hapja dhe funksionimi i tregjeve.

Kryeshefi ekzekutiv i AUV-së, Valdet Gjinovci, bazuar në këtë rekomandim, ka nxjerr vendim për shfuqizimin e pikave të vendimit paraprak, me të cilin, lejohet hapja dhe funksionimi i tregjeve të kafshëve në gjithë territorin e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme