Avokati i Popullit në përfundim të mandatit, komisioni formon panelin intervistues për kandidatët

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 11:08 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka formuar min e panelit përzgjedhës dhe ka zgjedhur kryesuesin e panelit për shqyrtimin e aplikacioneve, listën e ngushtë dhe intervistim të kandidatëve për Avokat të Popullit, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit Duda Balje ka thënë se është mirë që kjo procedurë të kryhet sa më shpejt sepse Avokatit të Popullit i përfundon mandati dhe sipas saj nuk është mirë që ky institucion të mbetet pa udhëheqës.

Deputetja e VV-së Saranda Bogujevci ka thënë se prioritet duhet të jetë zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Ndërsa edhe për Valdete Idrizi nga PDK-ja ka kërkuar nga komisioni të merren më seriozisht me këtë cështje, raporton EO.

“Pajtona që duhet me qenë prioritet Avokati i Popullit sepse prej javës së ardhshme nuk ka mandat dhe ai ka kërkuar ndihmë nga ne”.

Të ngjashme