Protestuesi ndaj bllokadës në Kuvend të Kosovës, avokati Arianit Koci, është dukur të ketë shfaqur shenjat e para të dorëzimit nga protesta. Duke komentuar mungesën e 45 deputetëve në seancën konstitutive, ai u shpreh “mirë po na bëjnë”.
“Turp, turp, turp”, tha Koci në një postim në Faceboook.
Postimi i plotë:
45 deputetë sot paskan munguar në Kuvend – më tha një gazetare.
Turp, turp, turp!
Shteti në vdekje klinike, e ata mungojnë.
E ne, qytetarët, prapë heshtim.
Prandaj – mirë po na bëjnë!
Ju lutem, në komente – shkruani emrat e atyre që kanë munguar.
Le t’i njohim me emër e mbiemër!
P.S.
Për me qenë korrekt – nëse eventualisht ndonjë deputet gabimisht përmendet nga kushdoqoftë, që nuk ka qenë sot – e ka qenë, le të shkruan në koment.