Rrjeti i OJQ-ve AVONET është shprehur i shqetësuar, me siç thotë, skandalin nga komuna e Ferizajt me të cilën ky institucion ka rikthyer në punë zyrtarin për marrje të mitos – ryshfetit.
Duke parë dukurin e korrupsionit si një prej fenomeneve të rrezikshme në institucionet shtetërore ku në vazhdimësi nga faktori ndërkombëtar, konkretisht BE-ja ka ven kriter luftimin dhe parandalimin e korrupsionit, fatkeqësisht ky rast tregon të kundërtën që institucionet tona, në thekës të veçantë Komuna e Ferizajt nuk po tregon një gatishmëri të tillë.
AVONET, ka monitoruar rastin dhe ka kërkuar qasje në dokumentet publike tek institucione, duke marr aktgjykimet më të cilën janë shpallur nga Gjykata Themelore e Ferizajt.
Zyrtari i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Ferizajt me datën 8.05.2015 me PKR. Nr 238/2014 ishte shpallur fajtor Muhamet Kalanicen nga Gjykata Themelore e Ferizajt, me këtë rast ka kryer vepër penal marrje e ryshfetit nga neni 343 par.1 të KPK-së, të cilit Gjykata Themelore e Ferizajt i kishte shqiptuar dënim burgu në kohëzgjatje prej 3 muaj, i cili dënim konform nenit 38 par.3 të KPK-së i zëvendësohet me dënim me gjobë, në lartësi prej 1 000 00 euro.
Shoqëria civile kishte reaguar që ky zyrtarë vazhdon të merr ryshfet dhe keqpërdor detyrën zyrtare, por komuna e Ferizaj përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë nuk i kishte marr parasysh shqetësimet tona.
Kjo drejtori në vitin 2015, zyrtarin e lartpërmendur kishte vlerësuar performancën e tij me notë 4.6 që do të thotë me notë të shkëlqyeshëm poashtu edhe në vitin që shoqëria civile kishte ngritur shqetësimin se ky zyrtarë është keqpërdor detyre zyrtare, eprorët e tij e kishin notuar me notë prej 4.1 të përformancës së tij.
Me datën 19.01.2017, rreth orës 19.00 z. Muhamet Kalanica, me pozitë mbikëqyrës i pylltarin në rajonin e fshatit Jezercë në mënyrë të drejtpërdrejt kishte marr ryshfet ku dhe Policia e Kosovës kishte arrestuar dhe organet e drejtësisë kishin dhënë paraburgim.
Gjykata Themelore e Ferizajt në aktgjykimin me datë 27.02.2017 me PKR. nr. 22/17, ka shpallur fajtor Muhamet Kalanicen me dënim burgu në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe më dënim me gjobë prej 400 euro, me vepër penale marrja e ryshfetit nga neni 428 par. 2 të KPRK-së.
Komuna e Ferizaj, zyrtarin Muhamet Kalanicen ka rikthyer në punë me vendim të Komisionit disiplinor, që bie në kundërshtim me Ligj për Shërbimin Civil respektivisht me nenin 63, masat disiplinore dhe menaxhimi i kontesteve – përgjegjësit, pika 4 dhe Neni 90, përfundimi i marrëdhënies së punës, pika 2.4.
AVONET kërkon nga kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa që ta shfuqizoj vendimin e komisionit disiplinor dhe të merr masa në përputhshmëri me dispozitat ligjore të Republikës së Kosovës, ta respekton aktgjykimin e gjykatës për personin ne fjalë, po ashtu të ndërmarr masa ndëshkuese edhe ndaj zyrtarëve të përfshirë në këtë skandal duke filluar nga drejtori i drejtorisë dhe personave tjerë të përfshirë në këtë proces.