AVONET kërkon më shumë përgjegjësi në menaxhimin e parasë publike

Prishtinë | 12 Kor 2016 | 17:55 | Nga

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka kërkuar nga Komuna e Ferizajt bërjen transparente të proceseve tenderuese me qëllim që të pamundësohet keqpërdorimi eventual i parasë publike.

Kjo iniciativë do të përmbushet me pjesëmarrjen e aktivistëve të rrjetit të OJQ-ve AVONET, në monitorimin e procesit tenderues.

Po ashtu, kjo OJQ do të monitorojë edhe implementimin, ku e gjithë kjo bazohet në raportet e ndryshme monitoruese dhe opinionin publik të cilat hedhin dyshime për keqpërdorim të mundshme të parasë publike.

Për këtë AVONET ka kërkuar nga Komuna e Ferizajt për ta mundësuar qasjen në dokumente publike, e cila është aprovuar .

AVONET do të shikojë kontrata dhe dokumentacionet e nënshkruar dhe do të marrë paramasat e projekteve që janë duke u realizuar në territorin e Komunës së Ferizajt dhe do të monitorojë realizimin e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme