AVONET reagon për trajtimin jo të mirë të pacientëve në QKUK

Prishtinë | 07 Nën 2016 | 15:59 | Nga

Rrjeti i OJQ-ve AVONET është i shqetësuar me mos trajtim të duhur dhe keqtrajtim të pacientëve dhe në mungesë të papërgjegjësie së mjekëve në klinikat publike. Ata shqetësimin e tyre e kanë shprehur edhe përmes një komunikate për media.

AVONET gjatë monitorimi dhe hulumtimi të cilin është duke bërë në fushën e shëndetësisë, ka arrit që të identifikoj një rast kur një qytetare, pas gjendjes së rëndë shëndetësore në të cilën gjendej ka marr një udhëzim shëndetësor për trajtim në Kliniken e Kirurgjisë Abdominale QKUK në Prishtinë, por nuk ka arritur të marrë tretmanin i cili i duhej , thuhet në njoftim.

Gjatë konsultave të cilat i kishin familjarët e pacientes me mjekun Skender Shabani, ai ishte justifikuar me arsyen se nuk mund ta pranoj pacientin për trajtim pasi që nuk ka vende të lira në klinik. Por pas inicimeve të shumta që kishin familjarët e pacientit tek mjeku kujdestar ai ishte shprehur publikisht duke thënë.

Shkoni tek mjeku që keni bërë kontrollit mjekësore e më pas ka larguar familjarët e pacientes nga zyra e vet, si dhe pas tetë orë pritje, nuk ka arritur të ketë një trajtim pasi që ky mjek kujdestarë nuk ka pranuar pacientin me arsyen që ajo nuk është kontrolluar në ordinancën e tij private.
Familjarët më vonë kishin vendosur që të kontaktojnë edhe udhëheqësin e klinikës Rifat Bajrami si dhe kryeinfermieren në këtë klinik, dhe pasi këta të fundit kanë parë gjendjen shëndetësore të kësaj paciente kishin vendosur që pacientin ta ndalin në klinikë, pasi kishte edhe tre shtretër të lirë, gjë e cila hodhi poshtë justifikimet e këtij mjeku kinse nuk kishte shtretër të lirë.

Por pasi mjeku Skender Shabani, kishte kuptuar që kjo paciente është vendosur në klinik ai kishte bërë çmos që të ndikoj tek disa nga stafi teknik medicional që të mos e trajtojnë në kujdesin e duhur pacienten.

Mirëpo pas pesë ditëve qëndrim në këtë klinikë familjarët detyrohen ta bëjnë largimin pas vazhdimit të gjendjes së rëndë të pacientes dhe trajtimit të keq nga stafi mjekësor dhe ta dërgojnë për trajtim në klinikën private “Sistina” në Maqedoni, pasi gjatë gjithë këtyre ditëve sa kishte qëndruar ata janë ballafaquar me shumë probleme me këtë staf të papërgjegjshëm dhe të ndikuar, duke mos respektuar kërkesat e tyre për trajtimin i cili i duhej pacientes në gjendje të rëndë shëndetësore.

AVONET shpreh shqetësim të thellë, për këtë rast dhe gjendjen në të cilën po ndodhet në përgjithësi shëndetësia në Kosovë, dhe problemet e tilla me të cilat po ballafaqohen qytetarët pasi që raste të tilla nuk janë të pakta dhe dita ditës pos shtohen.

AVONET kërkon nga Ministria e Shëndetësie dhe QKUK-ja, që ta marrin masa ndaj mjekut Skender Shabani si dhe të stafit teknik medicional të kësaj klinike, e po ashtu kërkojmë nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria të hetoj këtë rast si dhe të merren masat ndëshkuese ndaj këtij mjeku të papërgjegjshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme