Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ka deklaruar se sovraniteti i vendit të tij është rivendosur mbi Nagorno-Karabakh pas një ofensive ushtarake 24 orëshe kundër forcave etnike armene.
Aliyev vlerësoi siç tha heroizmin e ushtrisë së Azerbajxhanit disa orë pasi forcat e Karabakhut ranë dakord të dorëzoheshin, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Rreth 120,000 armenë etnikë jetojnë në rajonin e Kaukazit Jugor, e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.
Zyrtarët armenë raportuan se të paktën 32 njerëz u vranë, duke përfshirë shtatë civilë dhe 200 të tjerë u plagosën.
Megjithatë, sipas një zyrtari armen të të drejtave të njeriut, të paktën 200 njerëz u vranë dhe më shumë se 400 u plagosën.