Azhurimi i Pocophone F1 mundëson 4K/60fps, Game Turbo…

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Pocophone F1 ishte dikur telefoni më i lirë me çipsetin Snapdragon 845, i prezantuar në vitin 2018. Telefoni tani po bëhet edhe më funksional falë azhurnimit stabil MIUI, i cili në pajisje arrin këto ditë, raporton AndroidAuthority.

Manmohan Chandolu, menaxher i përgjithshëm për Poco India, e paralajmëroi në Twitter disponueshmërinë e azhurnimit, duke i theksuar disa nga detajet që sjell.

Azhurnimi (MIUI 10.3.4.0.PEJMIXM) e implementon Widevine L1 DRM, modet e reja për kamerë AI, Game Turbo dhe video incizim prej 4K/60fps. Ky tipar i fundit është veçanërisht interesant sepse mbështetja për 4K/60fps shihet rrallë në azhurnime, shkruan KOHA Ditore.

Azhurnimi i fundit për Pocophone F1 është “i rëndë” 515MB dhe rekomandohet të instalohet përmes Wi-Fi.

Të ngjashme