Mediumi serb B92 ka raportuar sipas burimeve të saj se Lista Serbe tashmë ka udhëtuar drejt Serbisë për t’u takuar me presidentin serb dhe për t’ia dhënë lajmin se po e braktis Qeverinë e Kosovës.
Sipas këtij televizioni, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës sot kanë takim me Aleksandar Vuçiqin, i cili gjatë një konference për media mbrëmë në Beograd, tha se vendimi për t’u larguar nga Qeveria e Kosovës i takon kryesisht Listës Serbe.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia ka bërë me dije Listës Serbe se ai nuk do të marrë vendim në vend të tyre lidhur me iniciativën për t’u larguar nga Qeveria e Kosovës, pas arrestimit të Marko Gjuriq, i cili hyri pa leje në Kosovë.
“Nuk do të marr vendime për ta dhe kjo u takon atyre, por duhet të vendosin me kokë të ftohtë”, tha Vuçiq.