‘Babai dyshohet se vrau të birin’, krejt çka dihet deri më tani rreth vrasjes në Peran të Podujevës

Prishtinë | 13 Qer 2022 | 23:00 | Nga Ekonomia Online

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në pasditen e sotme në fshatin Peran të Podujevës, ku një person ka mbetur i vrarë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Sipas medias lokale, Llapi.info dyshohet se babai e ka vrarë djalin e tij.

Motivet që çuan deri në vrasjen e djalit nga babai dyshohet se janë mosmarrëveshjet për pronë.

Sipas mediave lokale, i vrarë ka mbetur E. Ismajli ndaj të cilit dyshohet se me armë zjarri ka shtënë babai i tij, N. Ismajli.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Gazetën Express se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Në media u publikuan edhe fotografitë e të riut E.Ismajli, i cili mbeti i vrarë dhe babait të tij, dorasit N.Ismajli.

RTK po ashtu ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes ku dyshohet se ndodhi krimi.

Më poshtë mund ta shihni videon:

Të ngjashme