Babai i policit të lënduar: Sytë e Arturit janë në rrezik, duhet kërkuar shërim jashtë vendit

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 14:23 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Artur Mrasori, polici i lënduar në aksionin e mbrëmshëm në Zhur të Prizrenit po vazhdon të mjekohet në QKUK, raporton Ekonomia Online.

Ai ka marrë lëndime të rënda në sy nga shpërthimi i bombës.

Babai i tij, Ganimet Mrasori tha për Ekonomia Online se po shikojnë mundësinë për ta transferuar birin e tyre jashtë shtetit për shërim.

“Gjendja ta këqyrim si mund të jetë, si mund të ketë një transferim diku jashtë me shkua për shkak të shpëtimit të operimit në sy”, tha ai.

Babi i policit të lënduar falënderoi institucionet të cilët po mundohen për shërimin e djalit të tij.

“Falënderojmë këto institucione që kanë bërë këtu kryeministrit, ministrit të Punëve të Brendshme, etj”, tha ai.

Kryeministri në detyrë gjatë ditës vizitojë Arturin, teksa premtoj ndihmë institucionale për shërimin e tij.

Të ngjashme