Babai i Thaçit në gjendje të rëndë shëndetësore, Gjykata Speciale ia refuzon kërkesën për vizitë në Kosovë

Prishtinë | 07 Shk 2025 | 07:43 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Speciale në Hagë ia ka refuzuar ish presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ardhjen në Kosovë, për vizitë te babai i tij, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Thaçit, Luka Misetiq.

Ai ka shkruar se gjyqtarët e kanë refuzuar kërkesën për vizitë.

“Babai i klientit tim Hashim Thaçi është mjaft i sëmurë dhe është kthyer në spital. Ne kishim kërkuar që Hashim Thaçi t’i jepej një lirim i shkurtër dhe i mbikëqyrur për ta vizituar për arsye humanitare. Prokuroria e Specializuar kundërshtoi dhe gjyqtarët e mohuan vizitën”, ka shkruar Misetiq në rrjete sociale.

Të ngjashme