Bahtiri: Më 22 janar bashkohet qyteti i Mitrovicës

Prishtinë | 01 Nën 2016 | 08:01 | Nga

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka bërë të ditur se data 22 janar do ta gjejë Mitrovicën të bashkuar.

Ai ka thënë se projekti i BE-së për bashkimin e qytetit po shkon sipas programit të paraparë për realizim.

Sa i përket xhamisë, që dikur e kishte kjo pjesë e qytetit, e në të cilën është planifikuar ndërtimi i një tereni tenisi, Bahtiri në emisionin ‘Infobox’ të RTV Dukagjini, ka thënë se, tereni i tenisit nuk do të bëhet ngase aty do të rindërtohet xhamia e dikurshme.

Kryetari Bahtiri ka thënë se në Mitrovicë kanë filluar ndërtimet e 20 fabrikave, të cilat do të përfundojnë brenda një viti, me destinim prodhues, e ku do të punësohen 2700 punëtorë.

Bahtiri në Infobox ka thënë se AKR është fuqizuar dhe se do të jetë fituese me 20 për qind në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. E, sipas tij do të jenë drejtues të Qeverisë në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme