Bahtiri dhe Kastrati akuzojn njëri-tjetrin

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 08:16 | Nga

Kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe ish-kryetari, Avni Kastrati, vazhdojnë ta  quajnë njeri-tjetrin – hajn. Avni Kastrati e quan Bahtirin edhe mashtrues të madh, ndërsa ky i fundit fajëson Kastratin dhe PDK-në, se duke vjedhur e kanë “shtrirë për tokë” qytetarin e Mitrovicës

Bazuar në deklarata, përgjjigje e kundërpërgjigje të dy kryetarëve të fundit të Mitrovicës, duket se me qytetin buzë Ibrit, në tri mandatet e fundit kanë qeverisur dhe janë duke qeverisur hajnat. Kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe ish-kryetari, Avni Kastrati, vazhdojnë ta  quajnë njeri-tjetrin hajn.

Avni Kastrati e quan Bahtirin edhe mashtrues të madh, ndërsa ky i fundit fajëson Kastratin dhe PDK-në, se duke vjedhur e kanë “shtrirë për tokë” qytetarin e Mitrovicës”, shkruan gazeta “Zeri”.

Dega e PDK-së në Mitrovicë, pothuajse për çdo javë organizon konferencë me gazetarë nëpërmes të cilave akuzon të parin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, për mashtrim dhe hajni. Madje, PDK-ja në Mitrovicë, si dhe vetë kreu i saj, Avni Kastrati nuk kanë hezituar ta vlerësojnë Bahtirin si mashtruesin më të madh që siç kanë thënë, “nuk do të vie në 50 vitet e ardhshme”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme