Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet ta kuptojë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca nuk është e arsyeshme të japë dorëheqje dhe kjo nuk do të ndodhë.
Ai ka thënë se pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të ofertave të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-ja për të mirën e vet dhe për hir të një qeverisje progresive dhe reformatore duhet ta pranojë ofertën e fundit të VV-së.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.