Bahtiri: Garantoj serbët në Mitrovicë se nuk do të mbesin pa bukë

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit komunal se ka inicuar ndryshimit e ligjit për kufijtë administrative të komunave, me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.

Ai ka thënë në fjalën e tij se nuk sheh zgjidhje tjetër, pas vendimeve që ka marrë Goran Rakiq në veri për dorëheqje me gjithë stafin e tij qeverisës.

“Zoti Rakiq jo që e ka dëmtuar pjesën e veriut, por e ka dëmtuar edhe pjesën e jugut, për shkak se mosdefinimi i pikave administrative, nuk mundet komuna të marrë vendime për plane 5 vjeçare. Në fund krejt, me vendimet që janë marrë në pjesën e veriut, me dorëheqje, nga kryetari, duke shuar komplet strukturën. Qytetarët e Mitrovicës së Veriut, mu kanë drejtuar që të inicion, këtë që kemi para juve, që të kërkoj nga Qeveria e Kosovës, të inicioj këtë ligj, për ndryshimin e vijës administrative”.

Në fjalën e tij para asamblistëve, Bahtiri ka thënë se asnjë serb në Mitrovicë, nuk duhet të ketë frikë se do të mbetet pa bukë.

“Sa i përket kërkesës së serbëve në veri se gjoja janë mbet pa bukë e pa barna, i garantoj se asnjë qytetar i Mitrovicës nuk do të mbetet i uritur e as pa barna. Komuna e Mitrovicës me seli në Mitrovicë – më ndryshimin e këtij neni, arrihet bashkimi i Mitrovicës, kam propozuar të fshihet neni 3, paragrafi 3, neni 5 paragrafi 4 dhe neni 7 e neni 8 të largohet në tërësi. Kërkoj mirëkuptim që kjo kërkesë të miratohet nga ju dhe t’i dërgohet qeverisë”, tha Bahtiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme