Bahtiri kërkon lëshimin për qarkullim të urës kryesore mbi Ibër

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 16:46 | Nga

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka thënë sot ambasadores së Finlandës në Prishtinë, Pia Stjernvall, se ka përfunduar rivitalizimi i urës kryesore mbi lumin Ibër.

Në njoftimin për media nga komuna e Mitrovicës, thuhet se Bahtiri ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të marrë masa për përurimin sa më të shpejtë të këtij projekti “në mënyrë që të mos lejohen ndërhyrjet dhe prolongimet e pa arsyeshme nga forca që nuk ia duan të mirën Mitrovicës, pasi që vërtetë nuk ka kurrfarë kërcënimi të sigurisë tashmë të qëndrueshme”.

Bahtiri ka thënë se Mitrovica është ndër qytetet më të sigurta në Kosovë dhe se ka rënie drastike në të gjitha llojet e krimit.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme