Bahtiri për Unikkatilin: Erdhi nga SHBA për t’i thënë JO ndarjes së veriut

Prishtinë | 28 Kor 2019 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë u mbajt koncerti i shumëpritur i reperit të njohur Unikkatil.

Unikkatil mbrëmë mbajti koncert në Mitrovicë, ku këndoi disa prej hiteve më të njohura të tij, shkruan lajmi.net.

I pranishëm në koncert ishte edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili u argëtua nën ritmet e këngëve të artistëve që ishin të pranishëm në koncert.

Pas përfundmit të tij, Bahtiri shfrytëzoi rastin ta realizojë një fotografi me yllin e kësaj mbrëmje, Unikkatilin.

“Njëri prej artistëve më të mëdhenj shqiptar, sonte erdhi nga ShBA për t’i thënë JO ndarjes së veriut”, ka shkruar ai.

Për ndryshe, në këtë koncert kënduan edhe Shkurte Fejza, Mozzik, Getinjo, Loredana, Melinda, Klepto, e të tjerë.

Të ngjashme