Bajrami: Brendi i mirë i shtetit rrit interesimin e investitorëve të huaj

Prishtinë | 11 Nën 2016 | 15:34 | Nga

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në konferencën “Krijimi i Brendeve dhe Zhvillimi Rajonal në Kosovë” organizuar nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7, EAC Klubi i Bizneseve Sllovene në Kosovë, ARDA, RRA Nova Gorica Slloveni, JICA dhe USAIDI-i.

Në këtë konferencë ministrja Bajrami foli për rëndësinë e konceptit të brendimit kombëtar dhe atij rajonal, i cili konsiderohet si model tepër i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.

Ministrja Bajrami u shpreh se MTI dhe Qeveria po punojnë në mënyrë të vazhdueshme që Kosova të ketë markë tregtare të vendit e cila do të nxjerr në pah përparësitë konkurruese dhe veçoritë e karakteristikat e vendit tonë.

Bajrami tha se “brendi i mirë i shtetit bën që mallrat dhe shërbimet të jenë më tërheqëse për eksport, të rritet interesi i turistëve për të vizituar vendin, rrit atraktivitetin e vendit për investitorët e huaj.”

Më tej, ministrja Bajrami foli për zhvillimin rajonal në Kosovë, dhe tha se MTI në kuadër të planeve zhvillimore sektoriale, ka hartuar masa për sektorët e industrisë në Kosovë, ka identifikuar sektorët kryesorë potencial dhe nevojat kryesore të tyre, ka hartuar draftin e Strategjisë për Zhvillimin e Sektorit Privat me Planet përcjellëse të Veprimit si dhe projektet praktike dhe të implemntueshme që do të mbështesin NMV-të për t’u bërë më konkurruese në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme