Bajrami i reagon Muratit: Askujt në sektorin publik nuk i është rritë paga 17%, pyeti pensionistët

Prishtinë | 08 Pri 2024 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, ku ky i fundit përmes një reagimi ka sulmuar LDK-në dhe ka thënë se pagat në sektorin publik janë rritur 17 për qind.

Bajrami ka thënë se Murati në këtë rritje e ka përfshirë edhe pagën e Gani Jakupit mbi 7 mijë e 500 euro.

“Ministër propaganda po thotë që i ka rritë pagat 17%, në këtë 17% e paska llogaritë pagën 7500 euro të Gani Jakupit dhe pagën e vet e të stafit politik që ky me tu bërë ministër i financave i ka dyfishu. Realiteti është se askujt tjetër në vend në sektorin publik nuk i është rritë paga 17% gjatë vitit 2023, askujt”, ka shkruar ajo.

Më tej, ajo ka përmendur rritjen e pagave gjatë kohës kur kryeministër ishte Avdullah Hoti, teksa ka pyetur Muratin edhe për pensionistët dhe për premtime të tjera.

“Çka ndodhi me 160 çerdhe? 4000 banesa për qifte të reja? Shportë të konsumit me të lirë? Energji me të lirë? Etj? E kujt është kjo propagandë?”, ka pyetur ajo.

Shkrimi i saj i plotë:

Ministër propaganda po thotë që i ka rritë pagat 17%, në këtë 17% e paska llogaritë pagën 7500 euro të Gani Jakupit dhe pagën e vet e të stafit politik që ky me tu bërë ministër i financave i ka dyfishu. Realiteti është se askujt tjetër në vend në sektorin publik nuk i është rritë paga 17% gjatë vitit 2023, askujt. Dhe kur ti thua që i ke shpenzu më shumë 17% më shumë në paga kjo nuk i bjen që i ke rritë pagat për 17%, por i bjen që ke taksat e qytetarëve po paguan Gani Jakupin e shokët e tij që nuk janë të paktë dhe ky është keqpërdorim i parasë publike.

Ndërsa sa i përket rritjes së pagave në kohën e Avdullah Hotit minister i financave, ta kujtoj se inflacioni në atë kohë ka qënë -0.4 % (2015); 0.3% (2016) dhe 1.5% (2017), ndërsa në mandat tëndin inflacioni këto tri vite ka kalu 23%, dmth. çdo pagë është zhvlerësu me së paku 23%.

Pyeti pensionistët qysh ndihen sot. 100 eurot që ju ke dhënë njëherë gjatë vitit 2023 ju kanë përmirësu jetën atyre që i kanë marrë një javë, vetëm një javë, hiç ma shumë. Po të punoje e të dije, sot pensionet të ishin më të larta se paku për 23%, aq sa ka inflacion.

Pensionistët nuk i kanë pasë problem çmimet e larta vetëm javën kur ti ju ke dhënë 100 euro, ata përballën me çmime të larta çdo ditë.

Edhe e fundit ministër propaganda, 70 milionë euro që i kemi shpërnda për biznese në kohën e mbylljes totale të pandemisë ka qënë masa me transparente në histori të Qeverive të Republikës së Kosovës. Qysh po mendon me i arsyetu ti 881 milionë euro që i ke shpërndarë pa asnjë efekt, asnjë.

Çka ndodhi me 160 çerdhe?

4000 banesa për qifte të reja?

Shportë të konsumit me të lirë?

Energji me të lirë?

Etj?

E kujt është kjo propagandë?

Të ngjashme