Bajrami: Për 9 muaj investimet e huaja arritën shifrën 184 mln €

Prishtinë | 30 Dhj 2016 | 11:09 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Investimet e huaja direkte për periudhën janar-shtator 2016 është 184 milionë euro. Shtetet që kanë investuar më së shumti janë, Zvicra, Britania e Madhe, Turqia, Shqipëria, Gjermania, Amerika dhe Austria.

Kështu bëri të ditur në konferencën përmbyllëse për vitin 2016, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se sektorët ku është investuar janë patundshmëria, qiradhënia dhe aktivitetet tjera biznesore, ndërtimi, shërbimet tregtare, shërbimet tjera, shërbimet financiare dhe energjetika.

Ndërsa sa i përket shkëmbimeve tregtare ajo ka thënë se për periudhën janar-tetor 2016 arritën vlerën prej 2 miliardë e 536 milionë euro. Mallrat e eksportuara kanë shënuar vlerën prej 253 milionë euro, ndërsa importet shënuan vlerën prej mbi 2 miliardë e 283 milionë euro.

Duke folur për mbikëqyrjen e tregut dhe rregullimit të tregut të naftës, ajo tha se gjatë kësaj periudhe janë lëshuar 473 licenca, janë refuzuar 16, ndërsa janë evokuar 13 licenca.

Në tërë territorin e Kosovës janë gjithsejtë 863 pika për shitje me pakicë të naftës dhe të benzinës, prej tyre 646 janë në funksion dhe 217 janë jashtë funksionit.

Ndërsa në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 10 504 biznese, ndërsa janë shuar 2 290 biznese. Numri i bizneseve me pronar të huaj janë 655, ndërsa shoqëri me përgjegjësi të kufizuar janë 3 979.

Sa i përket legjislacionit, ajo ka përmendu miratimin e katër ligjeve: Ligji për falimentim, Ligji për Investime Strategjike, Ligji për kamatëvonesat në Transaksionet Tregtare dhe Ligji për akreditim.

 

 

Të ngjashme