Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka pritur zëvendësministrin e emëruar dje, Xhavit Rexhaj, me të cilin ka biseduar për gjendjen në arsim dhe programin qeveritar që synon përmirësimin dhe zhvillimin e arsimit në të gjitha nivelet.
Ministrja Bajrami dhe zëvendësministri Rexhaj theksuan se do të punojnë së bashku për të kaluar vështirësitë dhe sfidat, në mënyrë që programi katërvjeçar të realizohet në tërësi dhe Kosova të ketë një arsim më cilësor, por të avancohen edhe shkenca, teknologjia dhe inovacioni.