Bajrami merr kritika për nostrifikimin e diplomave

Prishtinë | 22 Shk 2017 | 11:34 | Nga Kaltrina Zymberi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka raportuar në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport për gjendjen e arsimit të lartë.

Anëtarët e këtij komisioni, si dhe kryetari Nait Hasani, dhanë kritika në drejtim të ministrit Bajrami në lidhje me nostrifikimin e diplomave dhe çështjen e programeve jo të akredituara në universitete publike, raporton Ekonomia Online.

Ministri Bajrami tha se arsimi i lartë është pasqyrë e realitetit në Kosovë, duke shtuar se “por që ka pasur progres kjo u theksua edhe në Raportin e Progresit të vitit 2016”.

“Është një pasqyrim i realitetit të cilin po e kalojm por është një punë që për dy vite kemi pasur porgrese të ndishëm dhe të cilat janë manifestu edhe në raportin e porgresit 2016. Më lejoni ë flas në mënyrë specifike për arsimin e lart publik dhe privat.Ne si ministri jemi të fokusuara në tri segmente e para është ligjshmëria e punës e dyta ka të bëjë me standardetet e cilësis dhe vendosja e meritave në pranim në universitet dhe segmenti i tret orientimi i arsimit të lart në përshtatjen e tregut të punës”

Pjesë e këtij komisioni ishte edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe udhëheqës të Agjencisë së Akreditimit të Programeve Universitare.

Të ngjashme