Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Transfere deklaroi se plotësim ndryshimi i ligjit për ndarje buxhetore për vitin 2020 duhet të bëhet për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, raporton Ekonomia Online.
Bajrami tha se tashmë janë vonuar në rishikimin e buxhetit. Ajo theksoi se rishikimi do të mundësojë, mes tjerash, ekzekutimin e mjeteve nga Pakoja Emergjente.
Më tej, Bajrami theksoi se pandemia ka ndikuar edhe në të hyrat buxhetore të shtetit, që siç tha ajo se nëse vazhdon kjo situatë do të ketë efekt edhe më të madh.
Për vitin 2020, Bajrami thotë se do të ketë rënie ekonomike deri në 3%.
“Kemi përgatitur një draft-buxhet për sfidat që po kalojmë. Bizneset e qytetarët dhe institucionet janë ndikuar nga pandemia. Ka prekur direkt financat e shtetit dhe sektorin privat. Të hyrat buxhetore ishin më të vogla kurse efekti do të vazhdojë edhe në vijim”.
“Pagesat nga Pakoja Emergjente nuk janë ekzekutuar. Andaj ky rishikim ka për qëllim të marrë parasysh këto sfida e të bëjë ekzekutimin e mjeteve nga pakoja e kaluar; gjetjen e burimeve shtesë për pakon e kaluar për pjesën e paekzekutuara, programet e reja”.
Bajrami ka njoftuar se MF-ja ka gjetur burimet shtesë të financimit përmes organizatave ndërkombëtare buxhetore dhe letrave me vlerë, raporton EO.
“Të fillojmë nga tetori për plotësim të ligjit për projektet. përmes buxhetit do të kthehen mjetet për organizatat buxhetore të parapara. Buxheti ka qenë i ngadaltë, jemi në mes të vitit. Ne kemi bërë të mundur të gjejmë burime shtesë te financimit, siç janë organizatat ndërkombëtare dhe letrat me vlerë”.
“Në vitin 2020 mund të kemi rëni ekonomike 3% kurse presim për vitin 2022 rritje ekonomike 4.2%. Presim 5% rënie të po ashtu edhe në të hyrat tatimore. Të pagat dhe mëditjet ka buxhet të mjaftueshëm, por për shkak të pandemisë nëse vazhdon mund të bëjmë ndërhyrje”.
“50 milionë euro mund t’i marrim pa ndryshuar ligjin, por për shkak të 50 milionë ekstra na duhet të ndryshojmë ligjin. Në tri vitet e ardhshme pritet që borxhi publik të rritet. Andaj duhet të jemi të kujdesshëm. Ky projektligj ofron buxhet të qëndrueshëm”.