Bajrami: PISA tregues se arsimi në Kosovë, është keq

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 10:14 | Nga

Ministri i arsimit, Arsim Bajrami ka thënë se rezultati i djeshëm i testit “PISA” është tregues se fusha e arsimit në Kosovë është shumë keq.

Ai me këtë rast e paraqiti edhe planin strategjik të zhvillimit të Arsimit 2017-2021.

Bajrami njëherit shpjegoi më mbledhjen e sotme të ekzekutivit se me këtë program me 3 shtylla do mundohet që rrënjësisht të ketë ndryshime në sistemin e Arsimit.

Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur me shkurtesën “PISA”, ka radhitur Kosovën në vendin e 68-të në mesin e 70 shteteve, të cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi.

Në këtë test u matën njohuritë e nxënësve në fushën e leximit, matematikës dhe shkencës. (KlanKosova)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme