Bajrami: Synoj titullin e kampionit botëror

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 16:34 | Nga

Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka pritur në takim boksierin shqiptar nga Zvicra,  kampionin e ri ndërkombëtar për Euro-Azi në WBF,  Tefik Bajrami, të cilin e  përgëzoi për titullin e fituar.

Ministri Murati tha se  ky sukses është një dëshmi se shqiptarët janë të suksesshëm edhe  në fushën e sportit.

Kampioni shqiptar në WBF, Bajrami,  e falënderoi ministrin Murati, përkatësisht Ministrinë e Diasporës për mbështetjen institucionale që i ka dhënë.

Ai e njoftoi ministrin Murati për planet në boksin profesionist, duke theksuar se synon ta arrijë titullin e kampionit botëror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme