Ministrja në largim, e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami përmes një postimi në facebook, ka thënë se edhe pse u bënë të gjithë së bashku për ta rrëzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës nga Qeveria, sipas saj tani të gjithë po e duan atë në Qeveri.
Ajo tutje ka thënë se LDK-ja ose rrinë në opozitë ose qeverisë vetë.
Sipas saj, LDK nuk bartë asnjë përgjegjësi për situatën e krijuar dhe atë që mund të krijohet në ditët në vijim.
“U bënë të gjithë së bashku, na rrezuan me të vetmen akuzë që nuk ecnim shpejt. Tani të gjithë na duan në Qeveri sepse s’mund të lëvizin pa ne. Ne rrimë në opozitë ose do të qeverisim vet. LDK nuk bartë asnjë përgjegjësi për situatën e krijuar dhe atë që mund të krijohet në ditët në vijim, përgjegjësia është e skenaristëve të kësaj situate, e që janë të gjitha partitë politike përveç LDK-së”, ka shkruar ajo.