Bajrami: Universiteti i Ferizajt ndër më të mirët në arsimin e lartë

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 14:52 | Nga

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami mori pjesë në 3 vjetorin e themelimit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara ne Ferizaj, me ç’rast pa nga afër edhe ekspozitën e hapur me punime të studentëve të këtij Universiteti të cilat për temë kishin dizajnin e brendshëm.

Me këtë rast ministri Bajrami ka përgëzuar menaxhmentin e këtij Universiteti dhe studentët për sukseset e dëshmuara, që për një kohë të shkurtër bënë që ky Universitet, të konsiderohet si një nga institucionet më të mira të arsimit të lartë të vendit.

“Para disa vitesh ne kishim një ëndërr, dhe kjo ëndërr u be realitet me themelimin e Universitetit të Ferizajt më të cilin sot ndjehemi krenar të gjithë. Resursi kryesor i vendit janë rinia për të cilën kemi detyrim të punojmë e krijojmë kushte të mira shkollimi, ndërsa modeli i këtij institucioni është model i vendeve të zhvilluara evropiane , ku ndërlidhet teoria me praktikën “, tha ministri Bajrami.

Në vazhdim ministri Bajrami tha se, ndjehet mirë që pa nga afër punimet e shkëlqyeshme të këtij Universiteti, të cilat për temë kishin dizajnin e brendshëm të hapësirave të objekteve të biznesit, të institucioneve, të banimit e të tjera.

“Me kreativitetin e prezantuar përmes këtyre punimeve, ju studentë të dashur edhe një herë po dëshmoni se jeni me talent të veçantë dhe se në të ardhmen çdo kompani e biznesit do të ketë kënaqësinë që ju të jeni pjesë e saj. E pse jo ju patjetër do të jeni të zotë të jeni lider të së ardhmes, të krijoni bizneset e juaja, të jeni menaxher të suksesshëm” u shpreh ministri Bajrami.

Në vazhdim, ministri Bajrami tha se Universiteti i Shkencave të Aplikuara për specifikën që e ka , programet dhe hapësirën , nuk dallon aspak nga ato të vendeve evropiane dhe së shpejti do të ketë edhe programe për master dhe një ditë ky Universitet do të jetë gjenerator i zhvillimit ekonomik të qytetit të Ferizajt dhe Republikës së Kosovës.

Rektori i këtij Universiteti, Agron Bajraktari , ka falënderuar ministrin Bajrami dhe Ministrinë e Arsimit, për mbështetjen që i ka dhënë këtij institucioni për themelimin dhe konsolidimin e tij .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme