Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e çmimit tavan për kompanitë e shitjes së karburanteve.
Bajrami ka thënë se ky vendim është i pazbatueshëm pasi që sipas saj iu referohet dy ligjeve që janë të shfuqizuara.
“Para se me i diskutu efektet e vendimit të Qeverisë nr. 2/66, të datës 01.03.2022, për vendosjen e çmimit tavan për karburantet, ju bëj me dije se vendimi është i pazbatushëm pasi që ju referohet dy ligjeve që tashme janë të shfuqizuara. Shih Gazetën Zyrtare të RKS-së. Qeveri koncentrohuni!”, ka shkruar Bajrami në rrjetin e saj “Facebook”.