Bajrami: Viti shkollor, me tekste të rishkruara pas 12 vjetësh

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 11:57 | Nga Fitore Zena Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar sot viti i ri shkollor 2016/2017 në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë. Me këtë rast ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, vizitoi nxënësit në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë, i cili uroi nxënësit e klasave të para për fillimin e vitit shkollor.

MAShT ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit shkollor, si dhe ka filluar me furnizimin e shkollave me libra, që do të përfundojë gjatë kësaj jave.

Ministri Bajrami tha se këtë vit janë bërë ndryshime në tekstet shkollore dhe është bërë trajnimi i mësimdhënësve.

“Këtë vit po startojmë me tekste të reja të rishikuara pas 12 viteve, ne i kemi rishikuar ato, i kemi bërë tekste shumë më cilësore. Gjithashtu ka përfunduar sistemi i ndërtimit të kurrikulumit bazë, ndërsa është bërë edhe trajnimi i mësimdhënësve”, ka potencuar Bajrami.

Ministri Bajrami e ka cilësuar këtë ditë si shumë të rëndësishëm, pasi që po fillon një vit i ri shkollor.

Gjithashtu, ai iu bëri thirrje mësuesve që të mobilizohen që të krijojnë një sistem më cilësor të arsimit në Kosovë.

“Ishte shumë emocionale takimi më nxënës të klasave të para, ku kemi afër 26 mijë filloristë. Le të jetë ky vit ku të gjithë nxënësit, prindërit, mësuesit të mobilizohemi që të kemi një sistem cilësor të arsimit. Të kemi një sistem të mirë të edukimit, ku një sistem i mirë i edukimit krijon një shtet të kënaqur, familje të forta”, u shpreh Bajrami.

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës Arbërie Nagavci, ka theksuar se në komunën e Prishtinës i kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit shkollor, në infrastrukturë në plotësimin e të gjitha nevojave që shkollat t’i plotësojnë kërkesat dhe standardet, dhe aty ku ka më së shumti nevojë.

Ndërsa, drejtoresha e shkollës “Meto Bajraktari” Valbona Kastrati, tha së arsimtarët kanë ardhur tejet të motivuar për punë.

“Konsideroj se është momenti jo vetëm të kemi cilësi, por edhe ajo të jetë më e prekshme mbi bazat e përgatitjeve që janë bërë”, theksoi Kastrati.

Në të gjitha shkollat në Kosovë sot në orën e parë do të mbahet ligjërata për “Shën Tereza”.

Në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë janë afër 270 mijë nxënës ndërsa këtë vit kanë filluar klasën e parë 26 mijë nxënës.

arsim bajrami1 arsim bajrami2

 

Të ngjashme