Bale: Unë jam lojtari më i mirë i golfit në Real Madrid

Prishtinë | 12 Tet 2021 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Gareth Bale pretendon se është lojtari numër një në golf në skuadrën e Real Madridit, duke zbuluar po ashtu se ai dhe portieri Thibaut Courtois e luajnë këtë sport në zhveshtoren e Madridit.

Bale ka gëzuar goxha sukses me Real Madridi qëkur iu bashkua atij më 2012 nga Tottenhami duke i fituar disa tituj në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve, por përkushtimi i tij ndaj futbollit është vënë në pikëpyetje për shkak të dashurisë së tij për një sport tjetër, raporton Gazeta Express.

Sulmuesi uellsian shkaktoi polemika të mëdha pas një ndeshjeje me kombëtaren e vet më 2019, kur e mbajti në dorë një baner me mbishkrimin: ‘Uellsi. Golfi. Madridi.”

Dhe me deklaratat e fundit ai rrezikon të gozhdohet me kritika përsëri nga tifozët e Real Madridit.

32-vjeçari, i cili është duke u riaftësuar nga lëndimi, tha: “Jemi vetëm dy veta që luajmë golf në zhveshtoren e Real Madridit, prandaj pa kurrfarë dyshimi unë jam lojtari numër një i golfit në ekip. Thibaut Courtois është lojtari tjetër që luan, por ai nuk është më i mirë se unë”.

Bale shtoi për dallimin mes futbollit dhe golfit: “Sa herë më vjen mundësia dhe ndonjë turne i golfit zhvillohet afër meje, unë shkoj për ta shikuar. Atmosfera, tifozët, moti i mirë janë mahnitëse dhe, mbi të gjitha, këta djem luajnë shumë mirë.”

“Është e pabesueshme sa mirë luajnë ata nën presion. Futbolli është ndryshe sepse ke presion, por gjyqtari merret me atë punë. Golfi është sport më mental; më shumë ndiej presion këtu se sa para 80 mijë spektatorëve”, nënvizoi ai.

Bale i bëri vetëm tri paraqitje për Real Madridin këtë sezon, para se të lëndohej në stërvitje.

Të ngjashme