Banorët e Karaçevës së Poshtme kundërshtojnë vendimin për mbylljen e shkollës

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Shkolla “Asllan Thaçi”, e cila ndodhet në fshatin Karaçevë e Poshtme, nuk do të hapet për nxënësit e këtij fshati të hënën.

Kjo pasi që Komuna e Kamenicës ka vendosur që nxënësit e kësaj shkolle të vijojnë mësimin në fshatin Karaçevë e Epërme, si shkak i riorganizmit në sistemin e arsimit, raporton KOHA.

Nxënësit dhe banorët e këtij fshati po e kundërshtojnë këtë vendim, pasi thonë është i padrejtë.

Banorët e kësaj pjese, e cila është në zonën kufitare me Serbinë, kanë nisur një letër drejtuar ministrit te Arsimit, derisa kanë paralajmëruar edhe protestë për të hënën.

Sipas zyrtarëve komunalë në Kamenicë, kjo po bëhet për të rritur cilësinë në arsim.

Me vendim të kryetarit të Komunës, vitin e kaluar janë mbyllur edhe disa shkolla në fshatrat e Kamenicës, vendim i cili, sipas Avokatit të Popullit, është në kundërshtim me ligjin.

Madje ky institucion pati kërkuar nga kjo komunë rivlerësim të vendimit për riorganizimin e mësimit në shkolla.

Të ngjashme