Baraliu: Si është e mundur që Kosova ka eksportuar energji kur kryeministri thoshte se s’bën pa i trefishuar tarifat?

Prishtinë | 13 Mar 2022 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Analisti dhe matematicienti Bleron Baraliu ka kërkuar sqarime se si dhe pse Kosova ka eksportuar energji elektrike gjatë kohës ku kryeministri Albin Kurti i arsyetonte tarifat e reja me shtrenjtim.

Baraliu ka pyetur në Facebook nëse dikush mund ta gjejë se sa energji elektrike është eksportuar, si, pse dhe nga kush.

“A mundet dikush me ma sqaru, si është e mundur që Kosova ka eksportuar energji gjatë kohës kur kryeminstri vajtonte se nuk bën pa trefishuar tarifat sepse jemi të detyruar të importojnë rrymë?! A mundet dikush t’a gjej se sa energji është eksportuar, si, pse, nga kush?! 🤯”, ka shkruar Baraliu.

Të ngjashme