Barca do t’ia rinovojë kontratën Vidalit

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Barcelona dëshiron t’i nisë bisedimet me Arturo Vidalin në lidhje me kontratën e re – raporton gazeta spanjolle Sport.

Kiliani kaloi te Blaugranët në muajin gusht të vitit të kaluar nga Bayern Munichu dhe deri më tani ka regjistruar 45 paraqitje për ekipin e Ernesto Valverdes.

Mesfushori ka kontratë me katalunasit deri në vitin 2021, mirëpo ata duan që ta mbajnë më gjatë në skuadër.

Interi ka shprehur interesim për 31-vjeçarin për shkak të lojës së tij mesfushë, por Barca nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij.

Për këtë arsye, pritet të fillojnë bisedimet për kontratën e re, e cila krahas përmirësimeve financiare, do të jetë valide deri në vitin 2022.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme