Barcelona raportohet se po përgatit një ofertë për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang gjatë afatit kalimtar të janarit.
Kampioni i La Ligas është i lidhur qe një kohë me transferimin e kapitenit të “Topçinjve”, i cili është në 18 muajt e fundit të kontratës me klubin londinez.
“Goal” raporton se reprezentuesi i Gabonit po shihet si prioritet për transferim gjatë janarit. Presidenti i klubit, drejtori sportiv dhe trajneri janë pajtuar të hënën se një sulmues duhet të transferohet shpejt për të zëvendësuar Luis Suarezin e lënduar, e që do të mungojë deri në katër muaj.
Oferta e Barçës është vetëm huazim për gjashtë muaj, por kjo nuk pritet të pranohet nga Arsenali, tek i cili klub Auba është golashënuesi më i mirë.