Ka përfunduar plot spektakël El Clasico në Camp Nou sonte.
Pavarësisht se me 10 lojtarë, Barcelona kaloi në epërsi në të dy rastet kundër Real Madridit.
Pjesa e parë nisi furishëm për Barcelonën, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të të takimit. Ishte Luis Suarez që kaloi Blaugranët në epërsi.
Por nuk vazhdoi shumë dhe ekipet u barazuan. Golën e parë e shënoi Cristiano Ronaldo, në minutën e 14-të, i cili në pjesën e dytë nuk luajti fare shkaku i një lëndimi.
Barcelona nga fundi i pjesës së parë mbeti me një lojtar më pak pasi që Sregi Roberto ndëshkohet me të kuq.
Pjesa e dytë nis më mirë për Realin që sulmuan më shumë por pas minutës së 50-të, Barcelona merr avantazhin dhe është Messi ai që shënon.
Këtë rezultat Barcelona e ruan deri në minutën e 72-të ku shënon Gareth Bale golin e barazimit.
Me këtë barazim Barcelona ruan serinë pa humbje në La Liga që nga fillimi i sezonit duke arritur në 87 pikë, kurse Reali është në pozitën e 3-të, me 3 pikë më pak se Atletico Madrid.