Barcelona ka “dështuar” për të mbrojtur titullin në La Ligë, thonë statistikat.
Shanset e Barcelonës për titullin e tretë të njëpasnjëshëm në La Ligë janë shuar, pasi skuadra asnjëherë nuk është rikthyer nga disavantazhi prej gjashtë pikësh prej kur një fitore vlen tri pikë.
Kjo është distanca e tanishme me liderin Real Madrid pas barazimit 1:1 në El Clasico, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”.
“Los Blancos” janë në pozitë më të mirë për të dalë triumfues në La Ligë.
Mirëpo, Leo Messi me shokë vështirë se do të dorëzohen lehtë.