Barcelona ka zbuluar se Neymar nuk ka stërvitur me skuadrën pasi ka marrë leje nga trajneri
Neymar i është bashkuar sot skuadrës së Barcelonës pas një turneu që ka pasur në Kinë, por, braziliani nuk ka stërvitur fare me skuadrën.
Barcelona nëpërmjet një njoftimi ka zbuluar se Neymar nuk ka stërvitur me skuadrën pasi ka marrë leje nga trajneri.
“Neymar nuk është stërvitur të mërkurën me leje të trajnerit”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
Sipas mediave spanjolle, Neymar sot është përshëndetur me lojtarët dhe stafin e Barcelonës, të cilëve u ka treguar se po transferohet në PSG.