Barcelona në kaos, anulohen 45 fluturime për shkak të protestave

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

“Aeroporti Ndërkombëtar El Prat i Barcelonës ka pësuar dëmtime të vogla në përleshjet midis protestuesve dhe policisë”, ka deklaruar sot një zëdhënës i aeroportit.

Ai ka vlerësuar se situata e aeroportit është e qetë aktualisht, por 45 fluturime janë anuluar për shkak të problemeve të djeshme.

Protestat u përshkallëzuan të hënën pasi Gjykata Supreme spanjolle dënoi nëntë katalanas me 9 deri në 12 vjet burg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme