Bradley Barcola, pritet të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë pa asnjë përparim në bisedimet e tij për kontratën e re.
Klubi është i hapur për një shitje dhe do të pres ofertat që vijnë në adresë të sulmuesit.
Bisedimet për një zgjatje të kontratës kanë ngecur dhe, megjithëse Luis Enrique dëshiron ta mbajë 23-vjeçarin, klubi nuk është krejtësisht kundër një shitjeje pasi ata nuk e kanë bërë kurrë zakon të mbajnë lojtarë në situatën e tij.
Agjenti i Barcolës, Moussa Sissoko, u takua me drejtorin sportiv Luis Campos javën e kaluar dhe diskutimet mes palëve kanë ngecur.
Arsenali dhe Liverpooli pritet të jenë në garë njëra me tjetrën për të siguruar shërbimet e yllit francez.