Në ekipin amator shqiptar të Gjermanisë, AKV “Bardhosh Gërvalla” pranojnë se do ta kenë të vështirë ta mposhtin klubin Prishtina. Por, shpresojnë ta zhvillojnë një paraqitje të mirë.
Ndeshja revyale ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës dhe fituesit të Kupës së Kosovës për Diasporë do të zhvillohet të enjten (nesër) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 13:00, shkruan “Koha Ditore”.
“Jemi të vetëdijshëm se ne si skuadër amatore e kemi të vështirë të përballemi me një skuadër profesioniste siç është Prishtina, por shpresojmë që të lëmë përshtypje sa më të mirë”, ka thënë kapiteni i ekipit shqiptar të Gjermanisë, Fatos Povata.
Ndërkohë ndihmëstrajneri i Prishtinës, Debatik Curri pret ndeshje interesante.