Presidenti i Barcelonës, Josep Martia Bartomeu ka thënë se superylli argjentinas Lionel Messi nuk do të largohet nga Barcelona vitin e ardhshëm. Ai ka thënë se Messi do ta përfundojë karrierën e tij në futboll te klubi katalan.
Messi 33-vjeçar ka kontratë me Barcelonën deri verën e vitit 2021 dhe ishte raportuar për një largim të mundshëm të argjentinasit.
“Ne jemi duke negociuar me shumë lojtarë, por Messi na ka shpjeguar ne se dëshiron të qëndrojë. Kështu që do ta shijojmë atë edhe për shumë më gjatë”, ka thënë Bartomeu për “Movistar”. “Ai do ta përfundojë jetën e tij të futbollit te Barcelona”.