Basha del me vendime të reja: Nga ky moment fillojmë protestat popullore

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Kreu i PD Lulzim Basha ka përfunduar takimin me aleatët, ku për mediat njoftoi dhe vendimet e marra.

Duke kujtuar marrëveshjen me Ramën e 3 viteve më parë, Basha duke e cilësuar si gabim, tha se nuk do përsëritet më.

Ndërkohë ai njoftoi se do të nisin protestat qytetare me efekt të menjëhershëm.

Dita e sotme është një shembull i keq që vendi drejtohet nga një kriminel. Pra tre vitesh u ula me të në të mirë të vendit, por koha tregoi se u gabova, garantoj shqiptarët që ky gabim s’do përsëritet më kurrë. Do marrim hapat prë të vendosur largimin e së keqes, që është Edi Rama.

Vendimi i parë mbështetja e protestave të Alenacës dhe nisja e protestave qytetare me efekt të menjëhershëm.

Aty ku u dhunua teatri u dhunuan liritë e qytetarëve. Rikthesoj angazhimin me shkrim të opozitës, që nesër në pushtet duke vënë para interesat e kombit, nisim me ndëshkimin e autorëve të kësaj ngjarjeje, nisur nga Rama.

Synimi ynë është që me këtë zemërim që e ndjenë të gjithë sot, është largimi i Ramës me votë masive“, tha Basha./topchannel

Të ngjashme