Basha: Familjet e dëmtuara nga tërmeti, kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi në Durrës një nga disa familjet e dëmtuara nga tërmeti.Përmes një postimi në Facebook, bashkëngjitur një videoje, Basha shkruan se banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë.

“Kërkojmë urgjentisht:
• Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes.
• Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura.
• Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes.
• Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.
• Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti”, përfundon Basha./tch/

Familje e dëmtuar nga tërmeti

Në Durrës me një nga shumë familjet e dëmtuara nga tërmeti. Banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë!Kërkojmë urgjentisht: • Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes. • Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura. • Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes. • Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.• Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 24. September 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme