Basha merr pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane

Prishtinë | 29 Jan 2018 | 16:53 | Nga

Nën kryesimin e Presidentit të Partisë Popullore Europiane (PPE), Joseph Daul zhvillohet këtë të hënë në Bruksel, Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane.

Në këtë Asamble marrin pjesë përfaqësues të partive të djathta europiane, të qeverive të vendeve europiane dhe të institucioneve të Bashkimit Europian.

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha do të marrë pjesë në takimin e Asamblesë Politike, ku siç kanë njoftuar nga kjo parti, do të ketë takime me përfaqësues të lartë të politikës europiane, me të cilët pritet të diskutohen zhvillimet politike në Shqipëri dhe sfidat e saj në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme