Basha mund Ramën, merr më shumë vota si kandidat

Prishtinë | 30 Pri 2021 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Tashmë që vota preferenciale është numëruar, vihet re se mes 10 deputetëve që kanë mbledhur më shumë vota, në rang vendi, 8 i përkasin Partisë Socialiste, ndërsa 2 janë demokratë.

I pari është Taulant Balla me një rekord prej 21600 preferencash, ndjekur nga Fatmir Xhafaj me mbi 16700 vota.

Në vendin e tretë rezulton kryedemokrati Basha që ka arritur të sigurojë votën e 16186 shqiptarëve. E ndjek menjëherë rivali Edi Rama me 15871 vota. Renditja vijon me Ornaldo Rakipin, Erion Braçen, Belinda Ballukun, Agron Shehajn, Etjen Xhafën dhe Blendi Klosin./A2/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme