Bashkë me von Cramon, Abdixhiku takon shqiptarë në Hamburg

Prishtinë | 05 Dhj 2022 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola Von Cramon, kanë qenë mysafir folës në një organizim me shqiptarët e Hamburgut.

Bashkëbisedimi u organizua nga shoqata ’Oda e.V.’ e Hamburgut.

“Aty takuam profesionistë shqiptarë pjesë e jetës publike në Hamburg. Ishin profesionistë të dalluar nga fusha e mjekësisë, programimit, drejtësisë, ushtrisë e sektori privat. Një potencial të tillë e kemi detyrim ta mbajmë të lidhur me Republikën tonë. Kosova ka shumë dije, profesionalizëm e pasuri njerëzore në çdo qytet evropian” shkroi Abdixihiku në Facebook.

Ai shtoi se, si LDK, këtë potencial duhet ta përfshijnë në çdo nivel politik të vendit.

Të ngjashme