Bashkëshorti e përzuri gruan dhe fëmijët, pastaj ia vë flakën shtëpisë

Prishtinë | 17 Mar 2019 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Një femër nga Suhareka ka njoftuar se është ngacmuar dhe përzënë nga shtëpia së bashku me fëmijët nga bashkëshorti i sajë i dyshuari mashkull K/Shqiptar.

I dyshuari nën ndikimin e alkoolit i kishte vu zjarrin shtëpisë me ç’rastë ishte djegur dera e hyrjes dhe një frigorifer, e me pas ishte mbyllur brenda në shtëpi, njofton Policia e Kosovës.

Pas intervenimit të policisë dhe njësitit të zjarrfikëseve zjarri është lokalizuar dhe shuar. Pos dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Të ngjashme