Bashkëthemeluesi i talebanëve arrin në Afganistan pas 20 vitesh në mërgim, brohoritje nga turmat

Prishtinë | 18 Gus 2021 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Talebanët kanë postuar një “video triumfale” që tregon një nga bashkëthemeluesit e saj që mbërrin, duke u pritur si një hero në Kandahar me vendasit duke brohoritur në drejtim të autokolonës së tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, grupi thotë se pamjet tregojnë Mullah Abdul Ghani Baradar duke u kthyer dhe brohoritjet e turmave në Afganistan të martën pas 20 vitesh mërgim – mes përpjekjeve të Perëndimit për të eliminuar kërcënimin e talebanëve.

Ndryshe, ndërsa të dielën forcat e tij kishin marrë Kabulin dhe Baradar, kreu i zyrës politike të talebanëve, tani pritet të bëhet udhëheqësi i ardhshëm i vendit, pas rënies së regjimit të mëparshëm të mbështetur nga SHBA.

Siç vënë në pah mediat, 53-vjeçari kishte qenë nënkryetar nën ish-shefin Mullah Mohammed Omar, mbështetja e të cilit për udhëheqësin e Al-Kaedës Osama bin Laden çoi në pushtimin e Afganistanit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.


Të ngjashme